Artikuj të shumtë, udhëzime të ndryshme, përfshirje e suksesshme e një sërë tematikash që lidhen me Ramazanin dhe agjërimin e tij. Ky libër i përzgjedhur ju mundëson të njiheni me një sërë dispozita, urtësi dhe meditime rreth këtij muaji të bekuar.
Author: Një Grup Hoxhallarësh
Reveiwers: Driton Lekaj
Tevhidi, njësimi i Zotit, është thelbi i besimit islam. Njerëzit janë të urdhëruar ta zbatojnë këtë koncept në tokë, në çdo hap të jetës, që nga ditët e Ademit. Në këtë libër fillimisht sqarohen kategoritë e tevhidit e më pas libri në mënyrë të qartë flet për kategorinë: Tevhidul – Ibade (Njësimin e Allahut në adhurim) dhe sqaron rëndësinë e tij pasi që të gjithë Pejgamberët (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta) kanë thirrur në të. Libri flet për bindjet dhe veprat e njerëzve të cilat bien në kundërshtim me të, e të cilat fatkeqësisht janë shumë të përhapura në mesin e muslimanëve edhe në ditët e sotme.
Author: Bilal Filips
Titulli i librit: Gratë në Islam kundrejt grave në traditën Judeo-Kristiane: Miti dhe realiteti Autor: Dr. Sherif Abdel Azīm Përktheu: Edin Q. Lohja Botues: Conveying Islamic Message Society, Aleksandri 2008 Citimet e Biblës janë marrë nga Bibla – Diodati i Ri. Citimet e vargjeve nga librat deuterokanonikë janë marrë nga versioni në shqip DSF (Don Simon Filipaj). Citimet e Kur’anit janë marrë nga Kur’ani – përkthim me komentim nga Sherif Ahmetit. Ndalohet shumëzimi, kopjimi ose transmetimi i këtij libri pa lejen e botuesit.
Author: Sherif AbdulAdhim
Publisher: Uebfaqja e Shoqatës 'Kumtimi i Islamit' - http://www.islamic-message.net
Libërth i cili përmban një pasqyrë të shkurtë rreth gradave të fesë Islame: Islamit (nënshtrimit përmes veprave të dukshme) dhe kushteve të tij, Imanit (besimit) dhe kushteve të tij si dhe Ihsanit (bamirësë).
Author: Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës
Translators: Ahmed Kalaja
Publisher: Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
-
Author: Muhamed b. Salih El Uthejmin
Publisher: Uebfaqja Sajd El Fevaid - www.saaid.net
Përmbledhje tregimesh: Është libër i cili ka përmbledhur një sërë tregimesh islame për fëmijë, të cilat janë të shkruara me një metodologji të përshtatshme për fëmijët. Tregimet janë edukative dhe janë marrë nga Libri i Allahut - Kurani, Tradita profetike – Suneti dhe historia islame.
Author: Muhamed Muveffek Selime - Muhamed Munir El Xhenbaz - Muhjid-din Selime
Translators: Irfan Salihu
Publisher: Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.